Shaqiri: Kam ndihmën nga miqtë në Stoholm, për të mundur AIK-un

Skuadra e Shkëndijës kaloi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi doli më e mirë se Valmiera në dy duelet e luajtura në Shkup dhe Letoni. Në ndeshjen e kthimit të luajtur mbrëmjen e së enjtes, kuqezinjtë triumfuan me rezultat 3:1, ndërsa pas ndeshjes foli trajneri Artim Shaqiri.

 

“Nuk ka shumë për të komentuar, fitorja u takon lojtarëve sepse ata vërtet e merituan. Ndoshta nuk luajtëm më së miri në momente të caktuara, por morëm atë që kërkonim, dolëm në raundin e tretë. Futbolli i mirë nuk fiton gjithmonë, por edhe ne nuk luajtëm shumë keq. Jam i kënaqur me përpjekjet e lojtarëve dhe rezultatin, i cili është solid”, tha Artim Shaqiri.

 

Tekniku tetovarëve foli edhe për kundërshtarin e radhës të kuqezinjëve.

 

“AIK-un e njoh që para 23 vitesh kur luaja kundër tij. Kam kujtime të mira, por tani jam si trajner. Do të rikthehem si trajner, me Shkendijen si kundërshtar. Ne kemi respekt, deri në hyrjen në fushë, pasi kalojmë vijën jashtë, ai zhduket dhe kemi respekt vetëm për veten. E di se çfarë futbolli luan kundërshtari, por kemi kohë të përgatitemi për atë ndeshje, për dy ditë do të fillojmë përgatitjet. Kam miq nga Hamstadi, që jetojnë në Stokholm, të cilët janë të hapur për të ndihmuar për një triumf kundër AIK-ut”, deklaroi Shaqiri.

LEXO EDHE:

Back to top button