Kounde në dyshim për Interin, por edhe ndaj Real Madridin

Zhill Kounde nuk ka arritur të rikuperohet për ndeshjen ndaj Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Përballja e mesjavës do ta gjejë futbollistin jo të gatshëm për këtë sfidë, pas lëndimit që mori në ndeshjen që Franca luajti ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve.

Mjekët e Barcelonës ende nuk kanë dhënë ndonjë datë specifike se kur mund të kthehet lojtari, por brenda kampit katalunas i “kryqëzojnë gishtrinjtë” që francezi të jetë gati për “El Clasico”.

Lojtari është kthyer në një pikë referimi në qendër të mbrojtjes, andaj një mungesë e mundshme e tij të shtunën e 16 tetorit do të jetë shumë e madhe.

 

LEXO EDHE:

Back to top button