Kovaçevski: Çështjet e identitetit janë themeli i shtetit dhe askush nuk i negocion ato

Luka Andreev

Qeveritë e Shkupit dhe Sofjes janë të vendosura për të gjetur zgjidhje, tha në ekkspozenë para deputetëve mandatari dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Ai siguron se çështjet e identitetit nuk do të diskutohen, por theksi në dialog do të vendoset tek ekonomia, kultura, infrastruktura, shkruan Alsat.

“Historia u përket historianëve, por çështjet e identitetit bazohen te populli dhe shteti. Nuk ka asnjë dilemë për Qeverinë – askush nuk duhet dhe askush nuk do të negociojë për identitetin e popullit maqedonas, dhe për specifikën dhe veçantinë e gjuhës maqedonase të vërtetuar historikisht dhe shkencërisht.”- tha Dimitar Kovaçevski – mandatar.

Deputetët e LSDM-së, përsëritën se nuk do të diskutohet për identitetin dhe gjuhën, por edhe se presin zgjidhje të shpejtë të kontestit.

Nga ana tjetër, opozita akuzon se opinioni maqedonas është mashtruar dhe siç thonë ata, një tradhti e re nacionale është gjithnjë e më e sigurt. Sipas deputetit Nikolloski, për shkak se askush nuk dëshiron të ulet në tryezë me politikanë të korruptuar, dialogu zhvillohet pa ndërmjetësim.

“Askush nuk dëshiron të bëjë presion ndaj Bullgarisë, sepse, le të mos gënjehemi, nëse ka vullnet të qartë në kryeqytetet evropiane, nëse ka një vullnet të qartë në vendet më të fuqishme evropiane se Maqedonia duhet dhe meriton të fillojë negociatat me BE-në, problemi me Bullgarinë do të zgjidhet në një mëngjes”- pohoi Aleksandar Nikoloski – Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

 

Ndërkohë, kryeministri bullgar Kiril Petkov, doli nga izolimi dhe konfirmoi se do ta vizitojë Shkupin së bashku me ministren e jashtme Teodora Gençovska, ministrin e transportit Nikolai S’bev dhe nënkryetarin e parlamentit Kristian Vigenin. Petkov pret një bisedë konstruktive me Kovaçevskin, por partia opozitare bullgare GERB tha se presidenti Rumen Radev “ia ka lidhur duart” në prag të bisedimeve.

“Të gjithë ishin në karantinë, që takimi me Maqedoninë e Veriut mos të realizohej, siç paralajmëroi kryeministri. Kjo do të ishte një justifikim solid për kryeministrin bullgar, pasi Këshilli i thirrur nga Presidenti i vendit konfirmoi qëndrimet, që janë në kundërshtim me qëndrimet e kryeministrit.

Brukseli dhe Uashingtoni vizitën e vlerësuan si sinjal inkurajues, për tejkalimin e kontestit dhe zhbllokimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë.

LEXO EDHE:

Back to top button