Kovaçevski dhe Grubi i urojnë fat kombëtares para nisjes (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski dhe zv. kryeministri Artan Grubi, i përshëndetën futbollistët para shkuarjes për Porto, duke iu dëshiruar sukses edhe në sfidën me Portugalinë, shkruan Alsat.

“Ju jeni kampionët për ne, fituesit dhe krenaria e të gjithëve ne. Ne besojmë në ju dhe për këtë dua t’ju uroj suksese në ndeshjen me Portugalinë. Më e pakta që mund të bëjmë si qeveri është një çmim. 500,000 euro nëse kualifikoheni në Kupën e Botës”. u tha Kovaçevski futbollistëve në aeroplan.

Përballja në mes Portugalisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet të martën, në stadiumin “Dragao” në Porto, në orën 20.45. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button