Kovaçevski dhe Mickoski përplasen për Korridorin 8 dhe 10-d

Kovaçevski dhe Mickoski përplasen për Korridorin 8 dhe 10-d

Gazetar: Adrian Kerimi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se gjithkush që ka dyshime mbi kompanitë të cilat mbikëqyrin konzorciumin “Bechte&Enka” për ndërtimin e Korridori 8 dhe 10-d t’i paraqesë dëshmitë në Prokurorinë Publike. Sipas kryeministrit, Qeveria nuk ka qasje në evaulimin dhe vlerësimin e dokumentacionit dhe integritetit të kompanive që mbikëqyrin projektin me vlerë prej 22.6 milion euro i udhëhequr nga kompania italiane “IRD Inzhinjering”.

“Qeveria nuk bën evaulimin e dokumenteve të kompanive. Këtë e bën komisioni i posaçëm dhe përkatës. Gjithkush që ka dyshime, pra nëse ka dyshime për integritetin e mbikëqyrësve ka të drejtën e tij që dyshimet t’i paraqesë në Prokurori Publike”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Por lideri i opozitës Hristijan Mickoski thotë se nuk ka kujt t’ia besojë dëshmitë për integritetin e kompanive të cilat sipas tij janë në kundërshtim me ligjin.

“Kujt t’ia dorëzoj këto dokumente? Prokurorit partiak Islam Abazi? Antikorrupsionit apo kujt? Këto duhet të vendosin për 2 miliard eurot tuaja. Ju duhet të futeni në kredi, fëmijët tuaj dhe nipërit tuaj që të paguhen këto para. Nëse kjo qasje e imja është kundër BE-së, unë mendoj se edhe Evropa turpërohet se këta ia keqpërdorin emrin”, theksoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Përveç “IRD Inzhinjering” dhe “Evro Konsallting” në konzorcium për mbikëqyrjen e punimeve në Korridorin 8 dhe 10-d janë edhe kompanitë “Elektra Sollushën” dhe “EPTISA”. Marrëveshja u nënshkrua më 2 shkurt të këtij viti në prezencë edhe të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski. Konzorciumi i parë dështoi për shkak se kompania udhëheqëse nuk arriti të sigurojë garancinë e nevojshme bankare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button