Dyqanet po furnizohen me bukë nga kompanitë e vogla të prodhimit

Dyqanet po furnizohen me bukë nga kompanitë e vogla të prodhimit

Gazetare: Ajnur Bafqari

Disa dyqane tashmë kanë filluar të furnizohen me bukë me çmim prej 33 denarësh, nga kompanitë e vogla të prodhimit.

“Prej furrave private, furrave të vogla, kurse furrat e mëdha nuk punojnë, nuk na furnizojnë., vetëm prej furrave të vogla. Edhe bukë të thjeshtë, kurse bukë dietale nuk kemi”.

Ndërkohë raftet e dyqaneve të tjera, të cilat akoma nuk kanë vendosur të furnizohen prej prodhuesve të vegjël, vazhdojnë të mbeten bosh.

Bukëpjekësit thonë se nuk e dinë nëse do të mund të prodhojnë mjaftueshëm bukë sa për të distribuuar në të gjitha dyqanet e vogla. Furrtarët thonë se pas zbrazjes së rafteve nëpër dyqane, shitja nëpër furrat e tyre ka shënuar rritje.

“ Këto ditë që nuk po prodhojnë ata bukë, është shtuar më shumë puna… Jo aspak, kemi dëgjuar vetëm se firmat e mëdha janë duke bojkotuar… Nuk punojmë ashtu, jo nafti, jo punëtori, na duhet shofer, veturë…”.

Qytetarët nuk shprehen aspak të shqetësuar, thonë se me bukë furnizohen nëpër furrat e vogla, apo gatuajnë vetë në shtëpi.

“Kryesisht shkoj blej tek furrat, pasi kanë çmime më reale, ja 30 denarë kam blerë….Nuk është prej sot, të mos ju gënjej ka tashmë një muaj që nga 30 e marr, ishte 35, tani 30. Këta të tjerët nuk e di çfarë bëjnë, nëpër qytetet ankohen se shitet nga 60- 70 denarë, ku dëshirojnë të shkojnë. Ata e rrisin çmimin, ndërsa e ulin gramazhën, nëse të ofrojnë gjysmë kilogrami, ata të japin 400 gram, vjedhje e pastër… Kjo me raftet e zbrazëta, në çfarë ngjan kjo, unë do t’ua kisha anuluar të gjithëve lejet, të nxjerrin përsëri të reja dhe të paguajnë sa duhet”.

“ Gjendemi disi, në shtëpi gatuajmë”.

“ Është më e freskët nga furra, nëpër markete nuk e di, të mos flas”.

“Vetë me fillu me gatu…”.

-A po planifikoni me nis me gatu vetë?

-Po si jo, ashtu kështu ne e kemi zanatin”.

Raftet e dyqaneve u zbrazën nga 1 marsi kur dhe hyri në fuqi vendimin e Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhe dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button