Kovaçevski dorëzoi në Kuvend përbërjen dhe programin qeveritar, ja kur pritet të votohet kabineti i ri

Kovaçevski dorëzoi në Kuvend përbërjen dhe programin qeveritar, ja kur pritet të votohet kabineti i ri

Gazetar: Adrian Kerimi

Kandidati për kryeministër, Dimitar Kovaçevski dorëzoi në Kuvend përbërjen dhe programin qeveritar, shkruan Alsat.

Prioritetet programore sipas tij janë tejkalimi i krizave dhe përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve.

“Prioritet kryesor është menaxhimi me krizën energjetike në shtet, krizë evropiane e cila ndjehet edhe te ne. Prioritet i dytë është ngritja e standardit jetësor të qytetarëve dhe kompanive, përfshi rritjen ekonomike. Prioritet i tretë është përmbushja e qëllimeve infrastrukturore, projekte të cilat janë siguruar me buxhetin e vitit 2022”, tha sot kandidati për kryeministwr, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se hapja e negociatave me BE-në dhe anëtarësimi i plotë mbeten alternativa e vetme e Maqedonisë së Veriut. Mbetjen e disa kuadrove në kabinetin e ardhshëm qeveritar, Kovaçevski e arsyeton me arritjen e rezultateve politike në dikastere të caktuara.

“Mbi bazën e analizave duket rritje e performancave në ministritë me të cilat udhëheqin, kanë rritur standardin e punës dhe kanë realizuar pjesën operative dhe pjesën e investimeve kapitale në nivel të lartë bazuar në programin e Qeverisë”, u shpreh Kovaçevski.

Debati mbi programin e Qeverisë dhe formatin e saj kadrovik do të zhvillohet në fundjavë. Të shtunën do të thirret seanca, ndërsa të dielën para mesnate duhet hedhur në votim. Kabineti i ardhshëm qeveritar do të numërojë 21 pozicione, nga të cilat tre zëvendëskryeministra, 17 ministra, në mesin e tyre një ministër pa resorë.

KryeministërDimitar Kovaçevski
Zëvendëskryeministre për Luftë kundër KorrupsionitSllavica Gërkovska
Zëvendëskryeministër për Çështje EkonomikeFatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për Çështje EvropianeBojan Mariçiq
Ministër i Punëve të BrendshmeOliver Spasovski
Ministër i Punëve të JashtëmBujar Osmani
Ministre e MbrojtjesSllavjanka Petrovska
Ministër i FinancaveFatmir Besimi
Ministër i DrejtësisëNikolla Tupançevski
Ministër i Sistemit PolitikArtan Grubi (zëvendëskryeministër)
Ministre e KulturësBisera Kostadinovska Stojçevska
Ministër i ShëndetësisëBekim Sali
Ministër i BujqësisëLupço Nikollovski
Ministre e Punës dhe Politikës SocialeJovana Trençevska
Ministër i Transportit dhe LidhjeveBllagoj Boçvarski
Ministër i EkonomisëKreshnik Bekteshi
Ministër i Arsimit dhe ShkencësJeton Shaqiri
Ministër i EkologjisëNaser Nuredini
Ministër i Shoqërisë Informatike dhe AdministratësAdmirim Haliti
Ministër i Vetëqeverisjes LokaleGoran Milevski
Ministër pa resor-përgjegjës për DiasporënXhemail Çupi

Të hënën bëhet pranim-dorëzimi i detyrave. Qeveria e ardhshme do të numërojë shumicë prej 64 deputetëve, si koalicion mes LSDM-së dhe partnerëve parazgjedhor, BDI, Alternativa dhe PDSH./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button