Kurti: Ushtria, ëndrra e amaneti i brezave ndër vite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar regjimentin e parë të Forcave Tokësore të FSK-së në Gjilan. Para ushtarakëve ai tha se FSK-ja është gati për përgjegjësi të reja dhe detyra të mëdha duke u zotuar se e ka përkushtimin e duhur për modernizimin e ushtrisë. Kurti shtoi se Ushtria e Kosovës është ëndrra dhe amaneti i shumë brezave ndër vite.

“Ju, Ushtria e Kosovës jeni, edhe ëndrra, edhe amaneti i brezave ndër vite që sakrifikuan të vlefshmen për të shtrenjtën, dhanë jetën për lirinë. Ju me shërbimin tuaj fisnik përgatiteni çdo ditë ta mbroni atdheun. Këmbësoria si degë më e vjetër e ushtrisë dëshmon së teknologjia dhe pajisja ushtarake sado të sofistikuara dhe precize nuk mund të zëvendësojmë fuqinë dhe vrullin e luftarakut të zotë”, tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button