Kovaçevski i përgjigjet VMRO-DPMNE-së për energji më të lirë

Kovaçevski i përgjigjet VMRO-DPMNE-së për energji më të lirë

Kryeministri Dimitar Kovacevski porositi VMRO-DPMNE-në që të dorëzojë kontaktet për blerjen e energjisë elektrike më të lirë në SHA EMV ose në Ministrinë e Ekonomisë.

“Këto janë adresat në të cilat partitë opozitare duhet të drejtohen nëse me të vërtetë kanë kontakte të tilla dhe nëse duan të ndihmojnë”, theksoi Kovacevski,  duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve.

Kryeministri nënvizoi se çdo ndihmë në këto kushte është e mirëseardhur dhe do të respektohet. Ai po ashtu përsëriti se me 15 tetor do të fillojë sezoni ngrohjes në Shkup dhe se do të ketë ngrohje.

“E keni fjalën për kontakte nga kompani që mund të ofrojnë energji me çmime të caktuara? Lërini ato kontakte për energji elektrike të lirë të dorëzohen në arkivin e SH.A. EMV ose te Ministria e Ekonomisë që të shohim se cilat janë ofertat, cilat janë kushtet e dorëzimit, çfarë kuptimi ka për të marrë energji sipas standardeve ndërkombëtare, dhe nëse oferta është më e mira, do të pranohet.  Çdo ndihmë në këto kushte është e mirëseardhur, askush nuk refuzon asgjë. Nëse me të vërtet ka kontakte të tilla këto janë adresat: EMV dhe Ministria e Ekonomisë”, deklaroi Dimitar Kovaçevcski, kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button