Shtohen sëmundjet e zemrës tek të rinjtë

Shtohen sëmundjet e zemrës tek të rinjtë

Gazetar: Adnan Qaili

Në shënimin e Ditës Botërore të Zemrës shpalosen të dhëna shqetësuese për rritjen e sëmundjeve të zemrës tek të rinjtë aktivë në punë, posaçërisht tek personat nën 40 vjeç, shkruan Alsat.

Sipas të dhënave të fundit, 31% e vdekjeve në botë janë për shkak të sëmundjeve të zemrës. Autoritetet shëndetësore thonë se sivjet kanë ndarë 20 milion denarë për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, parandalimin e faktorëve të rrezikut, diagnostikimin në kohë, njohjen dhe uljen e vdekshmërisë dhe përmirësimin e trajtimit.

Nga Shoqata për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare kërkojnë që gjitha ekzaminimet mjekësore për këto sëmundje të jenë pa pagesë.

Kreu i kësaj shoqate Zoran Mitev tha se në Maqedoni ka dy herë më shumë pacientë të sëmurë nga sëmundjet e zemrës se sa mesatarja në gjithë botën.

“Me mesazhin përdore zemrën për çdo zemër si sfidë për gjithë qytetarët pavarësisht profesioneve duam të organizohet debat i gjerë publik ndërmjet shoqatave të pacientëve dhe autoriteteve shëndetësore të sektorit publik dhe privat për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe hapja e listës pozitive të barnave që nuk është ndryshuar qe 12 vite si dhe masat për parandalimin e këtyre sëmundjeve”, tha  Zoran Mitev, Shoqata për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button