Kovaçevski interpreton atë çfarë Makron ka menduar për “dy shpejtësitë” e BE-së

Kovaçevski interpreton atë çfarë Makron ka menduar për "dy shpejtësitë" e BE-së

Gazetar: Luka Andreev

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se kishte një sinjal pozitiv nga krerët e Brukselit se anëtarësimi do të ndodh deri në vitin 2030. Lidhur me deklaratën e presidentit francez Emanuel Makron, i cili foli për të ashtuquajturën “Evropa me dy shpejtësi”, të cilën shumë e interpretuan si një ndarje në anëtarë të privilegjuar dhe më pak të privilegjuar të BE-së, Kovaçevski përsëriti se Makron foli për shpejtësitë e anëtarësimit. Domethënë, kushdo që plotëson kriteret do të jetë në gjendje të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030, dhe paralelisht do të zhvillohej një proces reformash. Sipas Kovaçevskit, Maqedonia do ti kapërcente vendet e rajonit.

“Varet nga ne se sa shpejt dhe në çfarë mënyre do të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian. Unë drejtoj koalicionin evropian, i cili thotë se deri në vitin 2030 Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor, që do të bëhet shtet anëtar i BE-së. Nga ana tjetër, kemi një koalicion anti-evropian dhe izolues, i cili thotë se dëshiron izolim, dëshiron të presë dhjetë, njëzet, tridhjetë vjet….,” tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Kovaçevski shtoi se pas përfundimit të skriningut, e vetmja gjë që mbetet tani është përfundimi i procesit të ndryshimeve kushtetuese në rrugën  eurointegruese. Në këtë drejtim, ai tregoi se bisedimet me opozitën në të gjitha nivelet do të vazhdojnë, me komunikim të drejtpërdrejtë midis deputetëve dhe një takim të ri liderësh. Kryeministri shtoi se opozita është përgjegjëse për orientimin e vendit.

“Opozita ekziston për të mos e mbështetur kryeministrin. Ato ekzistojnë për të mos e mbështetur qeverinë. Çfarë lloj opozite do të mbështeste një kryeministër? Atëherë nuk do të ishte opozitë. Megjithatë, opozita ka përgjegjësi të mbështesë vizionin, qëllimin dhe strategjinë e qytetarëve dhe shtetin në cilin drejtim do të lëvizë. Është përgjegjësi e çdo opozite ”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër .

Kovaçevski u pyet gjithashtu nëse e kishte keqpërdorur për qëllime partiake tribunën e një dite më parë “Ne jemi Evropa”, e cila paguhet nga Qeveria. Kovaçevski u përgjigj se tribuna ishte planifikuar prej kohësh për të promovuar vlerat evropiane. /alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button