Kovaçevski komenton incidentin e mbrëmshëm në Ohër

Kovaçevski komenton incidentin e mbrëmshëm në Ohër

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski derisa komentoi incidentin e mbrëmshëm në Ohër, me çrrastë persona të panjohur kanë sulmuar me armë zjarri klubin bullgar “Car Borisi-III” tha se që në fillim ka kërkuar që të hapen Qendra Kulturore të cilat do t’i afronin qytetarët dhe jo klube që do të shkaktonin revolt dhe përçarje tek qytetarët e të dyja vendeve.

“Unë kam thënë që në momentin kur u hapën ato klube, se emrat që u zgjodhën mund të jenë problem sepse shkaktojnë provokim, sepse janë të lidhura me periudha të hidhura historisë së kaluarës, andaj kam apeluar që të përzgjedhjen emra që kanë afruar qytetarët dhe jo emra dhje klube që do të shkaktonin emocione negative tek qytetarët e të dyja vendeve”, tha Kovaçevski, duke apeluar tek qytetarët se vendi jonë është anëtare e NATO-së dhe vend që kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe duhet të sillemi me dinjitet”, deklaroi Kovaçevski.

LEXO EDHE:

Back to top button