Kovaçevski: Nuk ka ende një dokument të pranueshëm reciprokisht me Bullgarinë
Ende nuk ka marrëveshje me Bullgarinë, që të jetë e pranueshme për të dyja palët, tha në paraqitjen e tij sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, kryeministri Dimitar Kovaçevski. Siç shtoi ai, kur të arrihet kjo pikë, dokumenti do të ndahet me faktorë të tjerë politikë në vend.
“Për momentin komunikimi është mes ministrive. Po shkëmbehen idetë. Nuk ka dokument përfundimtar që mund të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Nëse arrihet te një dokument i tillë, i cili është i pranueshëm, është normale që përmes institucioneve të ndahet me aktorët politikë në vend dhe vendi për këtë është Kuvendi”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk








