Kovaçevski pa detaje për priftin dhe rusët e dëbuar

Kovaçevski pa detaje për priftin dhe rusët e dëbuar

Gazetar: Lluka Andreev

Autoritetet në vend nuk ndajnë më shumë detaje në lidhje me dëbimin e tre diplomatëve rusë dhe priftit rus, shkruan Alsat.

Pasi Shkupi e bëri këtë, Sofja e dëboi zyrtarisht priftin Vasian Zmeev. Anëtari i qeverisë bullgare Asen Vasilev, zbuloi se institucionet e Maqedonisë kishin ndarë informacion me homologët e tyre bullgarë. Ndër informacionet, sipas Vasilevit, Shkupi ka thënë se prifti po rekrutonte shtetas maqedonas.

Sipas shkrimeve të disa prej mediave, prifti Zmeev shtoi vizitat e tij në vend vitin e kaluar, dhe zhvilloi takime me përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase.

Sinodi i KOM-it nuk dha detaje për rastin. Sot, kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përgjigje të pyetjes së një gazetari, nuk zbuloi se cili ishte roli i priftit rus në vend, dhe nëse ai ndoshta rekrutoi priftërinj për të punuar për interesat ruse.

“Informacione në lidhje me vendimet që lidhen me sigurinë në vend dhe normalisht, në pajtim me të gjitha ligjet, përfshirë Ligjin për të Huajt, nuk mund të komentohet në një konferencë shtypi, por ato janë pjesë e informacionit dhe procedurave që janë pjesë e punës së shërbimeve të inteligjencës – sigurisë dhe kundërzbulimit”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Më parë, presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se marrëdhëniet dypalëshe me Rusinë ishin në nivelin më të ulët të mundshëm. Më parë, ai tha se presidenti rus Vlladimir Putin, po përdorte në mënyrë të pamohueshme diplomacinë e kishës si një nga mjetet e tij në botë për të justifikuar luftën në Ukrainë.

Dëbimi i priftit rus Vasian Zmeev, përkoi me kohën e shpalljes së tre diplomatëve rusë nga Ambasada në Shkup si “persona non grata”. Një ditë më parë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, zbuloi se diplomatët rusë ishin përpjekur ose donin të ndërhynin në interesat strategjike të vendit tonë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button