Ndryshimet kushtetuese nuk paraqesin asnjë çështje identiteti. Këtë e theksoi kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, ku u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe u prit me nderimet më të larta shtetërore.
Kovaçevski tha se në Ministrinë e Drejtësisë janë përgatitur amendamentet për ndryshimet kushtetuese.
“Deputetët janë përfaqësues të qytetarëve dhe qytetarët duan të jenë në BE”. Bashkëqytetarët tanë duan që fëmijët e tyre të qëndrojnë në shtëpi. BE-ja është qëllimi ynë i vetëm dhe nuk ka marrëveshje më të mirë se kjo. Rruga nuk është e lehtë, por duhet marrë. Nuk duhet ta humbim këtë shans historik, vota për amendamentet kushtetuese është votë për të ardhmen evropiane, shtoi Kovaçevski.
Kovaçevski falënderoi kancelarin Scholz për vizitën me një fjali në gjermanisht.








