Kovaçevski pret vizion nga opozita në rast nevoje për ndryshime kushtetuese

Kryeministri Kovaçevski pret konstruktivitet nga të gjithë faktorët politikë në vend, përfshirë edhe opozitën, lidhur me tejkalimin e pengesave të Bullgarisë për anëtarësimin e vendit në BE. I pyetur nëse mund të pritet mbështetja e opozitës për ndryshimet e mundshme kushtetuese për të kapërcyer pengesat me Bullgarinë, ai tha:

“Shpresoj se të gjithë do të bindemi për nevojën, si shoqëri dhe si përfaqësues politikë të qytetarëve në Parlament, për nevojën që të kemi zgjidhje me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën fillimit të konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në…opozita duhet të tregojë vizion sa i përket integrimit të vendit sepse siç e dimë gjatë miratimit të Marrëveshjes së Prespës kanë penguar në mënyra të ndryshme, por sot të gjithë thonë – po, është realitet”, ka thënë Kovaçevski në paraqitjen e tij në emisionin “200” në Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button