Integrimi në BE dhe negociatat paralele me Bullgarinë, ja çfarë thotë Kovaçevski
Kryeministri Kovaçevski beson se është e mundur të zhvillohen negociata paralele me Bullgarinë dhe të fillojnë proceset integruese evropiane të vendit. Mirëpo, siç tha ai, në paraqitjen e tij në emisionin “200” në Alsat, për këtë vendim kërkohet pëlqimi i Sofjes.
“Personalisht, për mendimin tim, mendoj se ka mundësi për një gjë të tillë, por gjithmonë duhet të kemi qëndrim nga ana tjetër, për mundësinë e një gjëje të tillë, datën e fillimit të realizimit të çështjeve, mënyra e realizimit të çështjeve…unë sinqerisht shpresoj se mund të shkojnë paralelisht, por megjithatë do të varet nga marrëveshja që do të arrihet…nëse do të arrihet, kuptohet”, tha Kovaçevski./Alsat.mk








