Kovaçevski: Forca retrograde në të dyja vendet ndikojnë në dialogun pozitiv me Bullgarinë

“Ne ishim të gatshëm për një dialog me palën bullgare që do të kthente atmosferën pozitive, por ishim të vetëdijshëm që menjëherë do të shfaqeshin forca retrograde që do të përpiqeshin të pengonin procesin”, ka thënë kryeministri Dimitar Kovaçevski në paraqitjen e tij sonte në emisionin “200” në Alsat”.

“Të dyja qeveritë ishin të vetëdijshme se do të shfaqeshin forca retrograde që do të kërkonin të prishnin atë proces. Sepse ato forca që janë të pranishme në të dy vendet e bazojnë ekzistencën e tyre politike në këtë problem. Sepse nëse nuk ka problem, ato nuk mund të ekzistojnë si paradigmë politike”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button