Veles: Pemë dhe degë të rrëzuara nga erërat e forta

Për shkak të erës së fortë gjatë ditës, ka pasur degë dhe pemë të shkulura dhe të rëna në disa lokacione në Veles – si në kazermën “Alekso Demnievski-Bauman” në rr. “Blagoj Gjorev”, në oborrin e shkollës fillore “Bllaze Koneski” dhe në burgun në Prevalec.  Degët dhe pemët e rëna janë grumbulluar në të gjitha lokacionet, njofton KKP “Derven”, shkruan Alsat.

“Pas njoftimit, ekipet tona kanë dalë menjëherë në terren dhe në një kohë të shkurtër kanë larguar pemët dhe degët e rëna”, thonë nga KKP “Derven”.

Ambulanca ka bërë të ditur se deri në orën 17 nuk ka raportuar për lëndime nga rënia e pemëve dhe degëve.

LEXO EDHE:

Back to top button