Kovaçevski shpërblen Milloshevkin

Kovaçevski shpërblen Milloshevkin

VMRO-DPMNE-ja ka akuzuar pushtetin se drejtor të ri të ASK-së ka emëruar Zare Milloshevskin, me nënshkrimin e të cilit Onishçenko është pajisur me shtetësi. Sipas opozitës shtetësia ka pritur më shumë se 9 muaj për miratim në kohën kur kryeministër ishte Zaev, ndërsa është zgjidhur vetëm për 3 muaj pas ardhjes së Kovaçevskit. VMRO-ja e Mickoskit pyet se cili është interesi i Kovaçevskit për t’i dhënë shtetësisë Onishçenkos dhe a është bërë drejtor i ASK-së Milloshoski si shpërblim apo për të heshtur për procese të caktuara.

“A duhet Zare Milloshevski të hesht se përse i është dhënë shtetësia Onishçenkov dhe t’i fsheh shefat e tij Kovaçevski dhe Zeçeviq ose duhet të jetë aktori kryesor për dhënien e shtetësive të reja për persona të dyshimtë nga Lindja e Largët? Zare Milloshevski është pjesë e njerëzve të Zeçeviqit. Por, a është ai pjesë e planit të Artan Grubit dhe Mile Zeçeviqit për dhënien e 20 shtetësive personave nga Singapuri, Hong Kongu, Tajvani dhe shteteve të tjera nga Lindja e largët përmes zone zhvillimore teknologjike-industriale në Tetovë”, tha Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button