Ndalohet shitja e qenve e maceve në dyqane

Ndalohet shitja e qenve e maceve në dyqane

Duke filluar nga viti 2024, dyqanet me pakicë të kafshëve shtëpiake në Nju-Jork nuk do të jenë më në gjendje të shesin qen, mace apo lepuj, falë legjislacionit të ri të nënshkruar nga guvernatori Kathy Hochul.

”Ndalimi, i cili është gjithashtu në fuqi në disa shtete të tjera si Kalifornia dhe Ilinois, është një përpjekje për t’i dhënë fund praktikave të shumimit abuziv në shkallë të gjerë nga fermat e këlyshëve dhe koteleve, të cilat shpesh furnizojnë kafshë në dyqanet e kafshëve shtëpiake”, sipas zyrës së Hochul.

”Qentë, macet dhe lepujt në të gjithë Nju-Jorkun meritojnë shtëpi të dashura dhe trajtim njerëzor”, tha guvernatori në një deklaratë. Senatori i shtetit Michael Gianaris i Queens shprehu mbështetjen e tij për vendimin e Hochul, duke e quajtur atë një “ditë të shkëlqyer për miqtë tanë me katër këmbë”./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button