Kovaçevski takoi Borellin dhe Varhelyin: Në fokus integrimi i RMV-së në BE

Kovaçevski takoi Borellin dhe Varhelyin: Në fokus integrimi i RMV-së në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Shkup priti dhe u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Josep Borell dhe Komisionerin për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Siç njotojnë nga Qeveria, në takim u bisedua për hapat e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane, si çështje me rëndësi për perspektivat e vendit tonë dhe për stabilitetin e rajonit dhe Evropës.

“Kryeministri Kovaçevski falënderoi përfaqësuesit e lartë evropianë për kontributin e tyre, si dhe partnerët evropianë për suksesin e përbashkët në hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç theksoi kryeministri Kovaçevski, është e fokusuar në agjendën evropiane, punon në zbatimin e reformave, në avancimin e marrëdhënieve fqinjësore në frymën e vlerave evropiane dhe është e përkushtuar në integrimin evropian të vendit”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button