Milani kërkon me ngulm mesfushorin jo titullar te Çellsi

Ruben Loftus Çik ka një vit që kërkohet nga Milani, por kanë kaluar dy merkato dhe “kuqezinjtë” nuk kanë arritur te ai. Mesfushori anglez ende nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në “Stemford Brixh” pasi nuk është një titullar i rregullt.

Transferimi drejt Serie A nuk është i pamundur, pasi vet mesfushori kërkon një aventurë të re dhe një klub ku mund të jetë i rëndësishëm dhe të ketë minuta loje në këmbët e tij.

“Calciomercato” ka raportuar se drejtuesit e Milanit do të bëjnë të pamundurën për transferimin e mesfushorit në merkaton e verës. 25-vjeçari ka kontratë me Çellsin deri në verën e vitit 2024 dhe ai nuk po mendon rinovimin e saj. Skuadra angleze është gati ta shes anglezin nëse Milani apo ndonjë klub tjetër do të ofronte një shumë prej 25 milionë euro. Në garë gjithashtu për Loftus Çik janë edhe skuadra si Njukasëll, Everton, Lids Junajted dhe Uest Hem Junajted.

LEXO EDHE:

Back to top button