Kovaçevski zgjeron listën për “veting”

Kovaçevski zgjeron listën për “veting”

Gazetar: Adnan Qaili

Çdo i punësuar në sektorin publik duhet të deklarojë prejardhjen e pasurisë së vet. Kryeministri Kovaçevski nuk heq dorë nga kjo kërkesë. Ai tha se ky proces intern duhet të fillojë DAP për të punësuarit e tyre dhe të Doganave. Ai shkon edhe më tej duke thënë se në veting duhet të përfshihen edhe mediat she shfrytëzuesit e pasurive natyrore.

“Nëse dikush nuk ka çfarë të fsheh, atëherë nuk ka as nevojë të mos e përkrah një proces të tillë…Jemi për zbatimin e procesit të vetingut, i cili do të përfshijë të gjithë funksionet shtetërore të emëruarave dhe të përzgjedhurve. Duhet të definohet edhe pjesë të tjera të shoqërisë a duhet përfshirë me vetting sepse nuk udhëheqin me sektorë publike vetëm politikanët, por edhe njerëz që shfrytëzojnë koncesione të pasurive natyrore, frekuencat mediatike e të tjera që do ishin për të mirën e të gjithëve”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Kritika të ashpra ka nga sektori akademik, duke e quajtur ide kontraverse dhe blerje kohe për të ndalë hovin e sindikalistëve që paralajmëruan grevë të përgjithshme. Profesor i Administratës publike, Dragan Gocevski, tha se kur Anti-korrupsioni nuk ka kapacitet të verifikojë pasurinë reale të funksionarëve, nuk do të mund ta bëjnë as për sektorin publik ngaqë partitë politike kanë futur rrënjët në çdo institucion.

“Kjo masë është kontravers sepse patjetër duhet të ketë ndonjë bazë penale apo kriminale për aferë të korrupsionit që ndonjë nëpunës ka përvetësuar pasuri ilegalisht, kjo duhet ndiqet me procedurë hetimi. DAP edhe tani përcjell të ardhurat e çdo qytetari dhe firme, çdo marrje të parasë në sistem bankar duhet të deklarohet se me çfarë arsye mora dhe këto banka i evidenton”, deklaroi Dragan Gocevski, Profesor i Administratës publike

Por, një hap i tillë asnjëherë nuk u realizua duke filluar nga krerët e shtetit, të zgjedhurit e të emëruarit, të cilët tani e dy muaj po marrin rritje të pagave për 78%, thonë nga opozita. VMRO sugjeron që nëse verifikimi pasurisë duhet të bëhet atëherë të nisë nga krerët e shtetit dhe mos tu bëhet presion punëtorëve.

“…kryeministri është ai që duhet të tregoj shembull personal, nëse e shohim listën anketuese të Kovaçevskit mund të konkludojmë se paga e tij duhet të ulet. Derisa qytetarët presin përgjigje për skandalet e panumërta që lidhen me pushtetin e LSDM-BDI, si ai dhe funksionarë të tjerë arritën aq shumë pasuri duke i zgjeruar bizneset e veta nga pozicioni pushtetit”, u shpreh Marija Miteva, Zëdhënëse e VMRO DPMNE-së.

DAP dhe Doganat thonë se sipas Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit, si Ligjit për Administratën Doganore dhe aktet e brendshme, kanë detyrimi për dorëzimin e listës anketuese, gjegjësisht çdo i punësuar është i obliguar që të deklarojë pasurinë e tij me rastin e punësimit ose për çdo ndryshim të gjendjes pasurore. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button