Kovid-19, Filipçe me apel: Qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe derisa njoftoi për mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive u shpreh se është biseduar rreth kapaciteteve spitalore për personat e prekur nga Kovid-19. Ai mes tjerash tha se është kërkuar që në spitalin 8 shtatori të hapen edhe dy reparte të reja të cilët do të trajtojnë pacientët me Kovid-19.

“Sot në mëngjes kishim mbledhje me KSI-në. Sa i përket kapaciteteve të spitaleve, në Klinikën Infektive akoma ka krevate të lira por ky kapacitet shumë shpejtë po plotësohet. Kemi hartuar një plan për kapacitete të reja, fillimisht në Spitalin e Kozles, do të ketë diku afro 40 shtretër, edhe dy reparte po përgatiten në spitalin 8-Shtatori. Besoj se do të gjejmë një mënyrë që të mos bllokohet puna e reparteve tjera”, tha Filipçe derisa apeloi deri tek qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

LEXO EDHE:

Back to top button