“Kovid-19”, OBSH: Tetori dhe nëntori do të jenë të rënda për Evropën

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pret rritje të numrit të rasteve të vdekjes nga Kovid-19 në Evropë gjatë tetorit dhe nëntorit, periudhë e cila sipas parashikimeve do të jetë “më e rëndë” sa i përket epidemisë, deklaroi sot për Frans pres, drejtori i degës evropiane të organizatës, transmeton Beta.

“Punët do të bëhen të vështira. Do të shohim shkallë më të madhe të vdekshmërisë në tetor dhe nëntor”, deklaroi Hans Kluge.

Pritet rritje e numrit të rasteve të vdekjes në bazë ditore për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infeksionit me përhapje të sërishme të epidemisë në Evropë, thekson OBSH-ja.

Dega evropiane e OBSH-së sot dhe nesër mban takim me rreth 50 vende-anëtare për këmbim të mendimeve rreth pandemisë dhe për harmonizim të strategjisë pesëvjeçare.

Funksionari i lartë në organizatë, selia e të cilit është në Kopenhagë, i paralajmëroi ata të cilët mendojnë se fundi i epidemisë do të përputhet me zhvillimin e vaksinës, e cila ende po zhvillohet.

“Vazhdimisht po dëgjoj se vaksina do të thotë fund të epidemisë. Natyrisht që jo”, ka thënë Kluge.

Ai tha se fundi i pandemisë do të jetë në momentin kur, si bashkësi, do të mësojmë të jetojmë me atë pandemi.

LEXO EDHE:

Back to top button