Krasniqi e jashtëzakonshme, fiton medaljen e artë për dy minuta

Distria Krasniqi po vazhdon me sukseset e saja të jashtëzakonshme. hudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka fituar medaljen e artë në xhudo në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë.

Në finalen e madhe, Krasniqi mposhtu rivalen nga Kroacia, Ana Viktorija. Kjo është medalje e parë për Kosovën në këto lojëra të këtij edicioni.

Për suksesin e Krasniqi u shpreh shumë i lumtur trajneri i saj Driton Kuka i cili ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”.

 

“Medalja e artë për Kosovën! Disi shkëlqeu sot në Lojëra Mesdhetare në Algjeri. Ishte dominante në çdo aspekt. Pas pak lufton edhe Flaka për medalje të bronztë! Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka.

LEXO EDHE:

Back to top button