Krasniqi: “Ishte grusht i 15 viteve sakrificë”

Kampioni i botës në boks të peshave të mesme Robin Haxhi Krasniqi, në Prishtinë prezantoi brezat në versionit “IBO” dhe “VBA”, të cilat i fitoi me nokaut në raundin e tretë ndaj gjermanit Dominik Bozell. Ai potencoi se ky titull ishte ëndrra dhe suksesi më i madh në jetën e tij, duke shtuar se grushti i dhënë ndaj Bozelit, ishte grushti i 15 viteve pritjeje. Krasniqi deklaroi se ai mund të përballet sërish me boksierin gjerman, sepse ka një kontratë për të boksuar ndaj tij, por që atij së pari i duhen së paku gjashtë muaj për t’u rikthyer komplet i shëruar.

Është krenari dhe suksesi më i madh në jetën time, kur trojet shqiptare ose kombin tonë shqiptarë. Sidomos shtetin tonë të Kosovës e kam nderuar me këta tituj të botës…. Ky grusht ishte grushti i 15 viteve, ishte përvojë, ishte sakrificë, ishte një mbledhje që  të gjithë agresivitetin e kësaj loje, gjithë vuajtjet e këtyre 15 viteve, të gjitha këto sfida ishin vetëm në atë grusht….Unë e kam kontratën për të boksuar kundër Domenik Bosellin, por së pari besoj që atij i duhen së paku gjashtë muaj për t’u rikthyer komplet i shëruar, për të qenë i vetëdijshëm, i ushtruar…..

Në fund Haxhi Krasniqi potencoi se para vizitës në Prekaz, mbetet i përulur para sakrificës së familjes Jashari.

LEXO EDHE:

Back to top button