Filloi debati rreth rishikimit të buxhetit, opozita e cilëson si populist

Rishikimi i dytë i arkës shtetërore u prezantua para deputetëve në komisionin amë për financim dhe buxhet. Ministri i financave, Fatmir Besimi, e arsyetoi rebalancin e dytë të buxhetit si të domosdoshëm për financimin e pakos të re të masave ekonomike, të cilat do ta mbajnë aktivitetin ekonomik në vend. Në momentin e fundit, Besimi e korrigjoi borxhin publik të vendit.

Pakoja e katërt e miratuar e masave ekonomike synon të sigurojë qëndrueshmërinë e aktiviteteve të brendshme ekonomike, vendeve të punës, transferimeve sociale dhe të sigurohen politika për dalje të shpejtë nga kriza kur të mbarojë. Të dhënat, historikisht, më 30 qershor për borxhin e jashtëm krahasuar me PBV ishte 59.5 %, i njëjti për 30 qershor është 6.5 miliardë euro, tani nuk janë 59.5 por 60.3 % të PBV-së – deklaroi Fatmir Besimi- ministër i financave.

Për VMRO DPMNE-së, rebalanci në vend që të orientohet nga realizimi më i madh i projekteve kapitale, është i drejtuar vetëm për masa populiste si “Fundjava pa TVSH”, kartelat pagesore dhe të ngjashme.

Më shumë është shkurtuar te investimet kapitale, janë përgjysmuar fondet për ndërtimin e objekteve qeveritare, sallave sportive, shkollave, më pak mjete për gazifikim, që ishte një premtim nga ana juaj. Ju thoni se duhet të jemi konstruktiv, ne do ta votojmë rebalancin nëse i pranoni amendamentet tona – u shpreh Bllagica Lasovska- deputetet VMRO DPMNE.

Propozim- rishikimi do të shqyrtohet nga komisioni amë në 10 ditët e ardhshme. Për të u dorëzuan 186 amendamente, nga të cilat shumica ose 177 nga VMRO DPMNE. Sot, kryeministri Zoran Zaev u bëri thirrje deputetëve t’i miratojnë amendamentet e opozitës, por vetëm nëse janë në të mirën e qytetarëve dhe kompanive. Me rebalancin, ana e të ardhurave buxhetore është projektuar në 3.1 miliardë euro, ndërsa ana e shpenzimeve 4.1 miliardë euro.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button