Rishikimi i buxhetit, 1.3 milion euro më pak për gjyqësorin

Rishikimi i dytë i buxhetit të shtetit këtë vit do të thotë një milion e treqind mijë euro më pak për gjyqësorin. Propozimi për rishikimin e arkës së shtetit do të sjellë shkurtime të konsiderueshme në blerjen e pajisjeve në gjyqësor.

Shkurtime në buxhet:

Gjyqësori, 1.5 milion euro më pak

Prokuroria e Shtetit, 230 mijë euro më pak

PSP-ja, 640 mijë euro më pak

Për PSP-në në buxhet këtë vit do të ketë 600 mijë euro

Nga një milion e gjysmë eurot e planifikuar, këto para janë zvogëluar në rreth 200 mijë euro. Rreth 100 mijë euro i janë shkurtuar edhe Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik. Shkurtim të mjeteve ka edhe në Prokurorinë e Shtetit. Rishikimi buxhetor do tu sjellë atyre rreth 230 mijë euro më pak. Nga arka e shtetit ende ndahen para për Prokurorinë Speciale tashmë të shuar. Buxheti për këtë institucion është përgjysmuar. Janë shkurtuar rreth 640 mijë euro, ndërsa u mbeten 600 mijë euro për t’i shpenzuar. U janë lënë para për t’i paguar shërbimet komunale – sistemin e ngrohjes, telefonat, edhe atë mbi 30 mijë euro. Për shërbime kontraktuese kanë pothuajse 130 mijë euro, ndërsa 66 mijë euro janë për shpenzime të tjera. Rreth 365 mijë euro janë planifikuar për pagesë të detyruar bazuar në vendimet e gjykatës. Ekziston gjithashtu shkurtim edhe në Këshillin e Prokurorëve Publik. Ata kanë 64 mijë euro më pak. Komisioni Evropian në raportin e fundit mbi progresin e vendit në fushën e drejtësisë, pikërisht për Këshillin e Prokurorëve Publik deklaroi:

Raport për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020:

“Në këshill ende mungojnë burime njerëzore dhe financiare të nevojshme për të kryer detyrat e tij në mënyrë efektive.”

Komisioni Evropian në raport thekson se ka përparim në gjyqësor me vlerësimin se është bërë – “progres i mirë”. Ata mirëpresin Ligjin e ri për Prokurorinë Publike, me të cilin vazhdon puna e hetimeve të hapura të ish-Prokurorisë Speciale dhe e që janë hapur përmes bisedave të përgjuara në mënyrë të paligjshme. Komisioni i kërkon qeverisë të sigurojë gjyqësor të pavarur pa rrezik të ndërhyrjeve dhe ndikimit politik.

 

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button