Krasniqi kërkohet nga skuadra e mirënjohur franceze

Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi është njëri prej emrave më të përfolur në këtë merkato. Pas raportimeve për interesime nga skuadrat arabe e ato jug koreane, tashmë thuhet se Krasniqi mund të transferohet në Francë. Sipas raportimeve nga mediumi rumun, “Prosport“, skuadra e Kluzht ka marrë ofertë zyrtare nga skuadra franceze, Bordo-s, për transferimin e Ermal Krasniqit.

Skuadra franceze ka ofruar 2 milionë euro për transferimin e 24-vjeçarit, por Kluzhi ka refuzuar menjëherë ofertën, duke kërkuar 3 milionë euro. Megjithatë, negociatat janë duke u zhvilluar dhe francezët pritet ta rrisin ofertën e tyre edhe për një milionë euro për të arritur qëllimin e tyre.

Bordo është një ekip i aftë për të paguar shuma të tilla për transferime. Këtë verë ata ka investuar mbi 9 milionë euro për të krijuar një ekip me të cilin do të promovohet në Ligue 1.

Për Krasniqin kanë shprehur interesim skuadrat nga Arabia Saudite, si dhe skuadra nga Korea e Jugut, ku trajner është ish-trajneri i Krasniqit te Kluzhi, Dan Petresku.

LEXO EDHE:

Back to top button