Skuadra e Shkëndijës më prag të sezonit të ri dhe pas eliminimit të hershëm në Ligën e Konferencës, sot konfirmoi se do të ketë ndryshime në kreun e saj, në pjesë e drejtuesve të klubit. Përmes një komunikate, skuadra tetovare konfirmoi se ka ndarë rrugët me drejtuesit e fundit, pasi që nuk janë përmbyshur pritshmëritë.
Komunikata e plotë e KF Shkëndija:
“Klubi i Futbollit Shkëndija komunikon ndarjen me drejtuesit e departamentit të sportit, Harun Isa, Skender Jonuzi dhe Ibraim Osmani.
Kontrata njëvjeçare me drejtorin sportiv Harun Isa dhe bashkëpunëtorët e tij Jonuzi e Osmani është në përfundim dhe klubi shpreh mirënjohje për angazhimin e tyre të deritashëm në Shkëndijë.
Drejtuesit e klubit ndjejnë keqardhje për këtë epilog, pasi dëshira dhe ideja ishte që ngritja e Shkëndijës në nivelet e dëshiruara të bëhet me personalitete me të kaluar të pasur futbollistike nga Tetova. Fatkeqësisht, gjërat nuk shkuan si deshtëm drejt përmbushjes së objektivave.
KF Shkëndija falemenderon Harun Isën, Skender Jonuzin dhe Ibraim Osmanin për kontributin e dhënë, duke ju uruar gjitha të mirat në të ardhmen.








