Përveç afrimeve, skuadra e Milanit këtë verë ka nisur nga puna dhe për të spastruar skuadrën duke nxjerrë shumë lojtarë në shitje.
Njëri prej tyre është dhe Sharll De Ketelare, i cili erdhi me bujë verën e shkuar. Fantazisti belg duket se ka rënë në orbitën e tre klubeve siç raporton “La Gazzetta dello Sport”.
Pas Aston Vilës, në garë për të janë futur edhe Olimpik Marseja në Francë dhe PSV nga Holanda. “Kuqezinjtë” kërkojnë 30 milionë euro, teksa huazimi nuk është opsion i pranueshëm.








