Krasnodari e Salzburgu, me epërsi para ndeshjeve kthyese

Në Ligën e Kampionëve u zhvilluan 3 ndeshjet e para të plej offit për kualifikim në garat në grupe. Skuadra e Salzburgut shënoi fitore në transfertë, ndërsa në terrenin vendas, Krasnodari me përmbysje mundi PAOK-un, ndërsa nuk kishte gola në sfidën në mes Sllavia Pragës dhe Mitilandit.

Dan Biton solli erpërsi për Makabi Tel Avivin, ndërsa Soboslai barazoi shifrat nga penaltia për Salzburgun. Ndërkohë golin e fitores për austriakët e shënoi Masaja Okugava.

Me rezultat identik, Krasnodari mundi PAOK-un. Mysafirët avancuan me golin e Dimitros Pellkasit, ndërsa vendasit barazuan me golin e Klaesonit. Goli I fitore për Krasnodarin u shënua në minutën e 70-të, me autor Remia Kabelja.  

LEXO EDHE:

Back to top button