Video / Vashat e Maqedonisë “demolohen” në Shkup

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në konkurencën e femrave, pësoi disfatën e 5-të në eliminatoret për Kampionatin Evropian. Maqedonia u demolua nga kombëtarja e Francës me 0-7, ndërsa mysafiret regjsitruan fitoren e 5-të në po aq ndehsje të zhvilluara. Le Somer shënoi dy golat e para, para se Katato të shënojë golin e tretë.

Në pjesën e dytë, De Almeida, Torent, Aseji dhe në fund sërisht De Almeida kompletuan fitoren bindëse të Francës në Shkup.

Maqedonia deri në fund të eliminatoreve do të zhvillojë edhe 2 ndeshje në terrenin mysafirë. Fillimisht sfidon Francën dhe pastaj Kazakistanin.

Foto: Gol.mk

LEXO EDHE:

Back to top button