Alvaro Morata edhe zyrtarisht është i Juventusit

Juventusi ka firmosur zyrtarisht kontratën e huazimit me Alvaro Morata dhe Atletiko Madridin, për të cilën duhet të paguajë 10 milionë euro, me një mundësi për ta blerë për 45 milionë euro. Skuadra kampione e Italisë në një komunikatë për media shpalosi detajet e marrëveshjes financiare.  

Është një huazim për sezonin 2020/21 me një kosto prej 10 mln euro me mundësi blerjeje për 45 mln të tjera, e pagueshme në tre këste. Juventus ka mundësinë të zgjasë huazimin deri në fund të sezonit 2021/22 për një tjetër 10 milionësh. Nëse ata e bëjnë këtë, atëherë opsioni për ta blerë do të jetë me një kosto prej 35 mln euro nga 2022, përsëri i pagueshëm në tre këste.

LEXO EDHE:

Back to top button