Kreci: Edhe me një njësi zgjedhore, do të kishim qeveri koalicioni

Profesori universitar Veli Kreci thotë se prezantimi i mundshëm i  modelit me një njësi zgjedhore nuk do të ndryshojë mënyrën e formimit të Qeverisë gjegjësisht se me një model të tillë zgjedhor qeveria do të formohet me koalicione. Duke folur për këtë temë, Kreci në edicionin e sotëm të emisionit “360 gradë” në Alsat thotë:

“Mendoj se partitë më të vogla politike do ta shohin numrin real të votave në terren. Pra, forcat politike do të maten në terren. Por nga ana tjetër, partitë kryesore politike do të kenë nevojë për koalicion për ta formuar atë Qeveri. A do të ketë koalicion para apo pas zgjedhjeve, prapë do të kemi qeveri koalicioni”, tha Kreci. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button