Kreci: Një model i mundshëm me një njësi zgjedhore do të lejonte shfaqjen e disa partive më të vogla

Profesori universitar Veli Kreci, i ftuar sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat, thotë se një ndryshim i mundshëm i modelit zgjedhor dhe vendosja e një njësie zgjedhore mund të sjellë zhvillime të reja dhe të papritura në skenën politike në vend, shkruan Al;sat.

“Duhet pasur parasysh se çdo ndryshim sjell disa ndryshime të papritura në shoqëri. Për shembull, mund të kemi më shumë parti politike të gatshme për të kandiduar në zgjedhje. Është çështje edhe se sa partitë më të vogla politike do të mund të mbijetojnë me një njësi zgjedhore, duke pasur parasysh konkurrencën brenda partisë”, tha Kreci. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button