Kremlini: Diskutimi i BE-së për ndalimin e vizave për rusët është absurd

Kremlini: Diskutimi i BE-së për ndalimin e vizave për rusët është absurd

Kremlini ka kritikuar thirrjet e disa liderëve europianë për ndalimin e vizave për turistët rusë duke thënë se propozimet janë “absurde” dhe është manifestimi i fundit i agjendës anti-ruse të Perëndimit.

Në një takim në Pragë këtë javë, ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian do të diskutojnë një propozim nga shtetet baltike dhe disa të tjerë për të ndaluar lëshimin e vizave Shengen për rusët.

“Hap pas hapi, për fat të keq, si Brukseli ashtu edhe kryeqytetet individuale europiane po tregojnë mungesë të plotë logjike,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ai tha se veprimet e Europës ndaj Rusisë ishin “çmenduri “.

“Sigurisht, vendime të tilla nuk mund të mbeten pa përgjigje”, tha Peskov pa thënë se si mund të kundërpërgjigjet Rusia.

Vendet nordike dhe të Europës Lindore po mbështesin me forcë një ndalim të plotë të vizave turistike për rusët në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, duke thënë se udhëtimi në Europë është një privilegj, jo një e drejtë.

Por vendet e mëdha si Franca dhe Gjermania kanë kundërshtuar propozimet për të kufizuar vizat për rusët, duke thënë se një hap i tillë do të ishte kundërproduktiv.

LEXO EDHE:

Back to top button