Kreu i BFI-së drejtoi lutje për ndërprerje të luftërave
Kreu i BFI-së drejtoi lutje për ndërprerje të luftërave
Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu uroi besimtarët për shëndet e agjërim të pranuar. Mes tjerash ai drejtoi lutje për ndërprerje të luftërave, për një botë në paqe e tolerancë.
Fetahu tha se Muaji I Ramazanit është një rast I volitshëm I shtrirjes së ndihmës gjithë atyre që kanë nevojë.
“Me rastin e ardhjës së këtij muaji të madhë, i drejtohemi me lutje të Madhit Zot që të ndërpritën të gjitha konfliktët luftarake sepse në konfliktët e këtilla pësojnë njerëzit e pafajshëm, hapen plagë të pashlyera te njerëzit, që formojnë psikologji të dhunës, të urrejtjes, të vrasjes e të shfarosjes së qenies njerëzore. Ky muaj është edhe rast i volitshëm i pajtimit tonë, i shtrirjes së ndihmës atyre që kanë nevojë – në veçanti, të varfërve dhe skamnorëve, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jemi më afër kënaqësisë dhe faljes së Allahut Fuqiplotë”, tha ai./ Alsat.mk








