Kreu i Butelit ka një thirrje për ministrin e Shëndetësisë

Kreu i Butelit ka një thirrje për ministrin e Shëndetësisë

Gazetare: Melihate Rustemi

Kreu i Butelit, Darko Kostovski kërkon që Ministria e Shëndetësisë të largojë urgjentisht kabinat modulare të vendosura në afërsi të Komunës. Kostovski thotë madje se ministria duhet të pastrojë vendin e zaptuar nga ish kreu i komunës Smilevski në prag të zgjedhjeve, më mënyrë që të lirojë hapësirën për nisjen e planit për ndërtimin e një poliklinike me themele, siç i nevojitet banorëve të Butelit.

“Unë si njeri, si politikan jam kundër ndërtimit të ambulancave modulare sepse vlerësoj se janë jo të duhura ndërsa dëshmia më e mirë për këtë është  ajo që ndodhi në Tetovë. Nuk më bën aspak përshtypje edhe nëse rrënohet, unë dëshiroj që aty të ketë poliklinikë të re, dëshirojnë të gjithë banorët e Butelit. Sigurisht me konstruksion betoni dhe këtë e parasheh edhe plani, në të njëjtin vend. Madje është ë fazën përfundimtare, për një muaj pritet të përfundojë”, tha Darko Kostovski, kryetar i Komunës Butel.

Kostovski thotë se do të këmbngul për gjetjen e fondeve për realizimin e klinikës së re, ndërkohë që i dërgoi sinjal të qartë qeverisë, siç tha ai, të mos tallet me banorët por të ndihmojë në këtë proces.

Buteli nuk ka poliklinikë prej të paktën 10 vjetësh, duke i realizuar shërbimet shëndetësore primare nëpër poliklinika të tjera të qytetit apo ordinanca private. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button