Kreu i komunës së Probishtipit, Anastasov rezulton pozitiv me Covid-19

Kreu i Komunës së Probishtipit, Dragan Anastasov ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Anastasov ka deklaruar se që nga dita e premte nuk është në vendin e punës, pasi që nga dita që kishte shfaqur simptome ishte izoluar, deri në publikimin e rezultatit.

“Të nderuar, do të doja të ju informoj se edhe pasi i kam respektuar masat për mbrojtje që nga fillimi i pandemisë, kam marrë rezultat pozitiv për Covid-19. Me simptome të lehta, tashmë jam në izolim shtëpiak. Ju inkurajoj që bashkërisht dhe me disipline të vazhdojmë luftën kundër kësaj të keqe të përbashkët”, ka shkruar Anastasov në profilin e tij në Facebook.

Sipas epidemiologëve, gjashtë punonjës të tjerë në Komunën e Probishtipit po shkojnë në izolim, ndërsa më më parë kishte ka pasur dy raste në administratën komunale, të cilët janë në izolim.

LEXO EDHE:

Back to top button