Nuhiu: Do japim maksimumin për të vazhduar rrugën në Evropë

Skuadra kampione e Kosovës, FC Drita nesër zhvillon ndeshjen për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Evropës, ku përballë do të ketë skuadrën nga Maqedonia e Veriut, Sileksin, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin Arena “Todor Proeski”  në Shkup, me fillim nga ora 20:00.

Para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp janë deklaruar trajneri Ardian Nuhiu dhe kapiteni, Ardian Limani. Nuhiu tha se do të jetë një ndeshje e vështirë për shkak se skuadra e Dritës nuk ka filluar ende të luaj, qoftë ndonjë miqësore në krahasim me Sileksin që ka luajtur vazhdimisht prej javësh në kampionat.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, Sileksi ka bërë ndeshje të mira viteve të fundit, gjithashtu janë në përparësi sepse janë në ritëm të ndeshjeve pasi ka filluar kampionati në Maqedoninë e Veriut për dallim nga ne që ende nuk kemi filluar kampionatin dhe nuk kishim të drejt të zhvillojmë edhe ndeshje miqësore, gjithsesi ne jemi gati për këtë ndeshje, do të bëjmë maksimumin, futbollistët janë gati dhe besoj shume në grupin e lojtarëve” deklaroi Nuhiu.

“Më vjen shujmë keq që nuk do të ketë prezencë të shikuesve, sigurisht që do të kishim edhe ne përkrahje të madh si nga “Intelektualët”, por besoj se do të vinin edhe shumë “Shvercerët” të na përkrahnin, vetëm për këtë më vjen keqë, por është kjo që është, do të gjejmë forcë që të motivohemi, pasi këto ndeshje janë vetvetiu motivim për të gjithë futbollistët kjo është ëndërr e tyre dhe besoj që do të japin maksimumin që ta vazhdojmë rrugën në Evropë”, ka thënë në fund Nuhiu.(albsport.mk)

LEXO EDHE:

Back to top button