Kreu i OBSH për luftën në Rripin e Gazës: Të mbrohen spitalet në mënyrë që mjekët të ndihmojnë pacientët

Kreu i OBSH për luftën në Rripin e Gazës: Të mbrohen spitalet në mënyrë që mjekët të ndihmojnë pacientët

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar për “uri të afërt” në Rripin e Gazës për shkak të bombardimeve të vazhdueshme nga forcat izraelite.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, kreu i OBSH tha se duhet të ketë mbrojtje të spitaleve në mënyrë që mjekët të arrijnë të kujdesen për pacientët që vuajnë nga sëmundjet dhe plagët e marra.

“Uria dhe sëmundjet! Mmbroni spitalet në mënyrë që mjekët të mund të kujdesen për pacientët që vuajnë nga uria, sëmundjet dhe lëndimet. Duhet të ketë një armëpushim dhe akses të plotë humanitar në Rripin e Gazës”– shtoi kreu i OBSH në reagimin e bërë.

Nga ana tjetër, pas anullimit të vizitës së delegacionit izraelit në Uashington pas miratimit të rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka rënë dakord të caktojë një datë të re për një delegacion të nivelit të lartë që të vizitojë Uashingtonin për të diskutuar operacionin tokësor Rafah.

LEXO EDHE:

Back to top button