Krimet e luftës, FBI ndihmon Ukrainën
Krimet e luftës, FBI ndihmon Ukrainën

Ukraina po punon me Byronë Federale të Hetimit të Shteteve të Bashkuara dhe me kompanitë amerikane për të mbledhur të dhëna për krimet e mundshme të luftës të kryera nga rusët. Ata po mbledhin informacione të telefonave dhe lokacioneve ku kanë ndodhur krimet e pretenduara, thanë zyrtarët e lartë. Puna përfshin edhe analizimin e informacioneve të marra nga telefonat, analizat e forenzikës të AND-së, por edhe analizimin e pjesëve trupore të viktimave të marra nga fushëbetejat. Kjo punë shfaq thellimin e bashkëpunimit midis SHBA-së dhe Ukrainës në fushën e kibernetikës, ku Rusia konsiderohet kundërshtare për të dyja shtetet. FBI theksoi se ky institucion që një vit e gjysmë po punon për të ndihmuar Ukrainën që të identifikojë kolaboracionistët rusë dhe spiunët që operojnë në Ukrainë dhe forcat ruse që kanë operuar jashtë Kievit në nisjen e pushtimit.