Krimet me inteligjencën artificiale, si u “vodh” zëri i aktores së njohur

Krimet me inteligjencën artificiale, si u “vodh” zëri i aktores së njohur

Aktorja Michelle Clarke është zëri i Microsoft Bing në Irlandë. Kur një mik i vjetër i saj i telefonoi dhe e pyeti nëse një përdorues i zërit të saj e kishte paguar mirë, ajo u kap në befasi dhe nisi të hetonte.

Ajo që gjeti ishte një faqe interneti me një tekst për leximin e të cilit ishte përdorur zëri i saj.

“Mbeta shumë e tronditur”, reagoi Clarke.

Inteligjenca artificiale e ka bërë më të lehtë kopimin e zërit të dikujt, me një seri mjetesh që mundësojnë klonimin e vokalit, ose që bëjnë që roboti të flasë njësoj si njeriu.

Dhe mashtrimet me zërat janë në rritje, me kriminelët që po i përdorin mjete të tilla për të mashtruar viktimat dhe për t’i zhvatur financiarisht.

Në rastin e Michelle Clarke, ajo gjeti të paktën dy faqe interneti që premtonin të gjeneronin çdo fjali që do të kërkonin klientët me zërin e saj. Aktorja tha se kompanitë që shisnin zërin e saj janë të strukturuara në mënyrë të atillë që nuk mund të përcaktonte se kush fshihej prapa tyre.

Një prej kompanive, e quajtur “Revoicer”, tha për agjencinë e lajmeve “Bloomberg” se nuk mund të publikonte se kur i mori të dhënat e zërit të aktores, por shtoi se veprimi i saj kishte qenë në përputhje me ligjin.

LEXO EDHE:

Back to top button