Krishtlindja, viti jubilar i shpresës dhe lutjes për paqe

Krishtlindja, viti jubilar i shpresës dhe lutjes për paqe

Bota e krishterë feston sot Krishtlindjen, një festë që besimtarët e konsiderojnë më të rëndësishmen e jetës dhe të vitit, e që kremton lindjen e Jezu Krishtit. Qindra mijëra besimtarë kudo në botë kremtuan Krishtlindjen në mesnatë. Kryefjala e Krishtlindjes për vitin 2025 është shpresa, mirësia dhe lutja për paqe. Sipas traditës biblike, viti 2025 është vit jubilar, viti i faljes së mëkateve, borxheve dhe faljes universale. Krishtlindja, përveç se është festë fetarë, është bërë edhe pjesë e kulturës së miliarda njerëzve në mbarë botën, të cilët i gëzohen atmosferës festive. Në Vatikan, në Bazilikën e Shën Pjetrit, papa Françesku bëri thirrje për rikthimin e shpresës kudo që shpresa ka humbur dhe kudo ku ëndrrat janë copëtuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button