Presidentja mbajti fjalimin e saj të parë para deputetëve në Kuvend, ndër të tjera, kërkoi edhe zbardhjen e veprave nga “lista e zezë”

Presidentja mbajti fjalimin e saj të parë para deputetëve në Kuvend, ndër të tjera, kërkoi edhe zbardhjen e veprave nga “lista e zezë”

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian ngelet prioriteti kryesor për Maqedoninë e Veriut ndërsa Brukseli destinacioni i vetëm strategjik.

Ky ishte mesazhi i presidentes Gordana Siljanovska Davkova para deputetëve në kuadër të fjalimit të saj të fundvitit.

Megjithatë, Davkova nuk është e kënaqur me trajtimin e Bashkimit Evropian ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Si mundet që Bashkimi Evropian të lejojë që një anëtare e saj të mos ketë asnjë fjalë në Kushtetutë për garantimin e pakicave edhe pse ato janë të garantuara në nenin 2 nga Marrëveshja e Lisbonës bashkë me të drejtat e njeriut, e njëjta të kërkojë nga ne të ndryshojmë Kushtetutën, edhe pse Kushtetuta jonë në nenin 48 dhe amendamenti 8 garanton mbrojtje të gjerë të të drejtave të të gjitha bashkësive, përfshirë bullgarët dhe të tjerët, pa dallim nëse janë të përmendur në preambulë apo jo”, tha Gordana Siljanovska Davkova – Presidente.

Davkova përshëndeti luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Porositi se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

“Na shkruhet zi nëse nuk e shohim me sytë hapur të zezën dhe nuk e zbardhim me sanksionim. Tani radhën e kanë institucionet kompetente. Qytetarët prisnin dhe morën rezultate konkrete. Çdo zvarritje do të thoshte tolerim të kundërligjshmes dhe padrejtësisë. Askush nuk guxon të jetë i paprekshëm. Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin. Nuk mundet e gjithë shoqëria të durojë dënimin për shkak pandëshkueshmërisë së disave”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova – Presidente.

Davkova mbështeti punën dhe suksesin e deritanishëm të Ushtrisë, ndërsa u lavdërua se ka emëruar gra në agjencinë për zbulim, në komisionin e sigurisë si dhe atë për falje. Davkova përshëndeti bashkëpunimin e opozitës lidhur me përforcimin e pozitës shtetërore dhe negociuese ndërsa shtoi se pa opozitë nuk ka as demokraci./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button