Krishtlindje “e heshtur”, festë në izolim për miliona njerëz

Gjermania u detyrua të anulojë tregjet e saj të famshme të krishtlindjeve ndërsa në Kuvajt, kishat janë mbyllur deri më 10 janar, pavarësisht se vendi mban një komunitet të madh të krishter.

Për shumëkënd, izolimi që ka shënjuar gjithë vitin e kaluar, vazhdoi edhe në ditën e krishtlindjes dhe përtej saj, si psh në Belgjikë, ku banorët janë kryesisht të kufizuar të presin në shtëpi vetëm një vizitor.

Në Filipine, vend me shumicë katolike, shumë njerëz kanë zgjedhur ta kalojnë festën vetëm për shkak të rrezikut të marrjes së virusit por edhe rregullave të karantinës që i bëjnë udhëtimet të shtrenjta e të vështira.

Britanikët ndërkohë u ndaluan nga shumë vende të botës për shkak të emergjencës të variantit të ri të koronavirusit. Disa kufizime kufitare u zbutën përkohësisht për festa, por mijëra të tjerë nga vendet evropiane janë ende të bllokuar në Angli.

Në shtetet e bashkuara, më shumë se një milionë njerëz janë vaksinuar tashmë por reagimi i vendit ndaj koronavirusit mbetet kaotik ndërsa presidenti Donald Trump u largua nga shtëpia e bardhë me helikopter një një nga të fundit herë në presidencën e tij. Republikani dhe bashkëshortja e tij Melania, do të pushojnë në resortin e tij “Mar a Lago” në Florida, pas refuzimit nga ana e tij të paketës së ndihmës financiare të miratuar më parë nga kongresi.

Pas krishtlindjes, tani edhe festimet e vitit të ri do të reduktohen në shkallë globale me izolime në pritje për Skocinë, Irlandën e Veriut dhe Austrinë, ndërsa Portugalia ka vendosur ndalimin e qarkullimit gjatë natës së ndërrimit të viteve. Për momentin, Sidnei vazhdon të planifikojë ta pesë 2021 me spektaklin e tij të famshëm të fishekzjarrëve në urën e gjirit, me kryeministren e shtetit që premtoi se spektakli shtatë minutësh do të mbahet pavarësisht situatës. Por, ashtu siç ka ndodhur në pjesën më të madhe të 2020, njerëzit janë inkurajuar ta ndjekin atë në televizion, nga kolltuqet e tyre.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button