Kristian Eriksen “sponsorizon” talentin e Seria A  

Mesfushori danez Kristian Eriksen, që luan me Man. Junajted, sponsorizon patriotin e tij Rasmus Hojlund për të veshur edhe ai fanellën e “djajve të kuq”. Hojlund, 20 vjeç, shpërtheu sezonin e kaluar në Serie A, ku në debutimin e tij realizoi 9 gola në 32 ndeshje.

Man. Junajted ka kohë që e ndjek lojtarin, për të cilin Atalanta kërkon 45 milionë euro (ka një kontratë deri në vitin 2027). Sipas Eriksen, pasi United nënshkroi me Maunt dhe Onana, sulmuesi danez do të ishte një investim i shkëlqyer për të ardhmen.

“Është një sulmes shumë i fortë. Më ka habitur progresi që ka patur sezonin e fundit. Është përmirësuar kaq shumë nga hera e parë që e parë duke luajtur futboll, sa jam mahnitur. Italia e ka përmirësuar shumë, është një lojtar i shkëlqyer, ideal për United”, tha Eriksen.

Man. Junajted ka kohë që e kërkon sulmuesin danez, madje synon një golashënues të fortë, që për momentin nuk e ka. Duket se Hojlund do të jetë blerja ideale, një talent i ri që po shpërthen dhe që mund të bëhet protagonist me “Djajtë e Kuq”.

LEXO EDHE:

Back to top button